Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Fitore Pacollit: Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me ndershmëri

    28/07/2025 20:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli për siç thotë ajo “sulme ndaj saj”.

    Fitore Pacolli u përball me protesta qytetare duke kërkuar përgjegjësi për ndarjen e subvencioneve për familjarët e saj, përfshirë edhe burri i saj u raportua se mori 52 mijë përmes një OJQ-je.

    E sipas Haxhiut, Pacolli po sulmohet sepse prej dy vitesh “denoncon interesa të ngushta”.

    “Sulmet ndaj deputetes Fitore Pacolli nuk janë asgjë e re. Qysh prej dy vitesh, prej momentit që ajo ka guxuar të denoncojë interesa të ngushta dhe të padrejta, ajo është përballur me sulme të pandërprera.  Edhe sot, përballë akuzave të pabaza dhe sulmeve brutale, ajo qëndron e fortë për diçka për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi, një fakt i thjeshtë që mund të provohet lehtësisht, dhe që e dinë mirë edhe ata që përhapin shpifje. Ata që njohin deputeten Fitore Pacolli e dinë mirë përkushtim e saj. Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me guxim dhe ndershmëri, për t’u bërë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”.

    “Sulmet e vazhdueshme ndaj saj janë të papranueshme dhe janë përpjekje të qarta për ta ndaluar dhe diskredituar përmes gënjeshtrave pa asnjë bazë. Por as deputetja Pacolli dhe as ne nuk do të heshtim. Nuk do të lejojmë që padrejtësia të fitojë mbi të vërtetën. Bëj thirrje për respekt, drejtësi dhe përgjegjësi. Të vendosim një fund për këtë valë shpifjesh dhe të mbrojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe demokratike”, ka thënë Haxhiu. 

    Artikuj të ngjashëm

    Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyturit në Ujman, ja pse

    Hasani: Kushtetuesja e ka obligim ta thotë se gjendja jo kushtetuese në seancë filloi kur Dehari e ndërroi rendin e ditës

    Djali i Jakup Krasniqit: Memli Krasniqi ka sjellë frymë të re dhe energji të reja në parti

    Të Fundit

    Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyturit në Ujman, ja pse

    Albulena Haxhiu i del në mbrojtje Fitore Pacollit: Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me ndershmëri

    Hasani: Kushtetuesja e ka obligim ta thotë se gjendja jo kushtetuese në seancë filloi kur Dehari e ndërroi rendin e ditës

    Djali i Jakup Krasniqit: Memli Krasniqi ka sjellë frymë të re dhe energji të reja në parti

    Zbulohet shkaktari i përmbytjes së trenit në Gjermani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.