Shkruan: Halit B.Mehmetaj/ New York
Esat Gashi aktivist i shquar i çështjes sonë kombëtare, shtroi iftar në Qendrën Islamike Upper Westchester Muslim Society në Pleasantville – New York.
Këtu, në një atmosferë shum vëllazërore, ishin tubuar një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përfshirë këtu edhe aktivistë të shquar, intelektual, afaristë të njohur si dhe zyrtarë nga Bordi i Legjislacionit të rajonit të Westchester-Distrikti 4, kryesuar nga Vedat Gashi kryetar si dhe anëtarët Richard Wishnie zëvendës ekzekutiv i bashkisë, pastaj ligjevenësi Kolin Smith, legjislatorja Cath Parker, Marj Cauzie, N.Bart, Jewel Williams, Jason, Judah Hostein, David Tubio, Shanne Williams etj. E pranishme në këtë takim ishte edhe znj. Suela Janina ambasadore e Shqipërisë në OKB, shumë e nderuar dhe e respektuar në komunitetin tonë, si dhe Blerim Reka ambasador i Kosovës në OKB.
Vedat Gashi në fjalën e tij that: “sonte jemi mbledhur së bashku në këtë kohë të shenjtë për miliona mysliman Shqiptar, po edhe gjithëandej nepër botë, Ramazani është muaj i shënjtë, i devotshmërisë, dhe bashkimit. Ai përkujtoj se familja e tij gjithmonë është mbledhur së basshku gjatë muajit të Ramazanit.”
Kësaj radhe ata ishin në Kosovë në përvjetorin e 10-të të vdekjes së babait të tij, njëherit ish luftëtar i Batalionit Atlantiku, Sheqer Gashit. Më tutje Vedati tha se ndihet krenar dhe i privilegjuar që së bashku më kolëgët e tij politikan e legjislatorë dhe bashkëatdhetar të shumtë që janë sotë në iftar. Kjo është hera e parë që organizohet iftari në distriktin 4 të qytetit te Westchester ku z Gashi është kryetar. Shpresojmë që tradita të vazhdoj tha z.Vedat Gashi ne përmbyllje të fjalës së tij.