Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht të udhëkryqi për Malishevë.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk është njoftuar për persona të lënduar, raporton IndeksOnline.
Rruga në drejtim të Prishtinës është bllokuar, mirëpo shoferët po shfrytëzojnë ato alternative për të shmangur vendin e aksidentit.