Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se një veturë me targa vendore e cila ishte në lëvizje, ka dal nga rruga.
Tutje, ai bëri të ditur se të lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli