Lajme
Aksident në Prishtinë, policia del me detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në hyrje të Prishtinës, në zonën e Mazgit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat janë marrë me trajtimin e rastit dhe rregullimin e qarkullimit të automjeteve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se në aksident nuk ka persona të lënduar.
“Ka qenë një aksident pa lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.