Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se redaksia e gazetës online “Insajderi” është ballafaquar me kërcënime në dy ditët e fundit.
Kërcënimet, sipas AGK-së, kanë ardhur pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës i ka kryer në lidhje me veprimtarinë e fajdeve.
“Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje”.
“AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Më tej, AGK-ja i bëri ftesë Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet dhe të ndërmarrin veprime konkrete