Asociacioni i Gazetarëve të Kosoëvs (AGK), ka reaguar ndaj gjuhës së paparanueshme dhe të rrezikishme të deputetit, Dimal Basha ndaj mediave dhe aktivistës, Flutura Kusari.
AGK-ja ka thënë se gjuha e Bashës është sulm i paprecedent i rrezikshëm dhe me bazë gjinore.
“Të papranueshme dhe të rrezikshme sulmet e deputetit Dimal Basha ndaj medieve dhe aktivistes Flutura Kusari. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje të Kryeministrit Kurti, Dimal Basha, ka vazhduar sot sulmet e paprecedent ndaj medieve në Kosovë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.”
“Sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore. Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile.” – thuhet në reagimin e AGK-së.
“Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë.” – thuhet ndër të tjera.
Çka tha Basha?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka sulmuar mediat dhe juristen e mediave, Flutura Kusari.
“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”
“Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve, por as me e zhvat këtë Republikë.” – ka thënë Basha.