Mbrojtësi i Barcelonës, Marcos Alonso ka rënë dakord për një rinovim me klubin këtë verë, por duket se e ardhmja e tij nuk është e sigurt.
Lojtari iu bashkua klubit verën e kaluar si i lirë nga Chelsea, duke konkurruar me Jordi Alban për pozicionin e majtë defanziv.
Megjithatë, i riu Alejandro Balde i ka mposhtur të dy, duke e lene Alonson në një rol mbrojtës më së shpeshti si një qendërmbrojtës i improvizuar këtë sezon. Ai ra dakord për një rinovim në janar me Barcelonën për dy vjet të tjera, por Barcelona nuk ka qenë në gjendje të regjistrojë marrëveshjen deri më tani pasi ata janë mbi kufirin e pagave të tyre.
Sipas Jijantes, Alonso ka oferta për t’u larguar nga klubi këtë verë. Të martën agjenti i tij Fali Ramadani u takua me drejtorin e futbollit, Mateu Alemany për të diskutuar ato oferta, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ka dalë ndonjë përfundim nga takimi.
Ndërsa Alonso ka luajtur një rol të dobishëm për Blaugranët këtë sezon, duke plotësuar vendet ku kërkohej këtë sezon, është e vërtetë që stafi stërvitor në Camp Nou duket se e vlerëson atë shumë më tepër se njohësit e futbollit, sigurisht si qendërmbrojtës. Nëse Barcelona mund të marrë disa para për Alonson, ata mund të mendojnë ta shesin atë në verë.
ℹ️ NOTICIA @JijantesFC
— Jijantes FC (@JijantesFC) April 24, 2023
Mateu Alemany ha estado reunido esta tarde junto a Marcos Alonso, su agente Fali Ramadani y el hijo de Ramadani.
En la cumbre han tratado las propuestas que el club tiene para el defensa culer. pic.twitter.com/YqbpDvyv7o