Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Agjencitë amerikane njoftojnë mbi një përpjekje tjetër të Iranit për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA

    19/09/2024 08:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hakerët iranianë duket se janë përpjekur të nxisnin interesin e ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden me informacione të vjedhura nga fushata e kundërshtarit të tij Donald Trump, përfshirë dërgimin e e-maileve drejt njerëzve të lidhur me presidentin demokrat, në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024, tha FBI-ja dhe agjenci të tjera federale të mërkurën.

    Nuk ka prova se ndonjë nga personat që ka marrë e-mailin është përgjigjur, thane zyrtarët, duke penguar që informacioni i hakeruar të bëhej publik në muajt e fundit të fushatës zgjedhore.

    Hakerët i dërguan e-mailet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut tek individë që ishin të lidhur me fushatën e Presidentit Joe Biden, përpara se ai të tërhiqej nga gara.

    Sipas një deklarate të qeverisë amerikane, e-mailet “përmbanin një fragment të shkëputur nga materiale të vjedhura, jo publike nga fushata e ish-Presidentit Trump”.

    Ky njoftim, është përpjekja e fundit për të nxjerrë në pah atë që zyrtarët thonë se është synim i vazhdueshme e Iranit për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024-ës, përfshirë një sulm kibernetik që kishte si objektiv fushatën e ish-Presidentit Trump.

    FBI-ja, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe të Infrastrukturës deklaruan se sulmi kibernetik ndaj fushatës së zotit Trump dhe një përpjekje për qasje të paautorizuar ndaj informacioneve të ndjeshme të fushatës Biden-Harris janë pjesë e një tentative për të minuar besimin e votuesve në zgjedhje dhe për të nxitur konflikt.

    Në 10 gusht, ekipi i fushatës së zotit Trump tha se kishte qenë objektiv i një sulmi kibernetik dhe se aktorë iranianë kishin vjedhur dhe shpërndarë dokumente të brendshme me të dhëna të ndjeshme.

    Së paku tre mediave, ‘Politico’, ‘New York Times’ dhe ‘Washington Post’, iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë hollësi mbi materialet që iu janë dërguar.

    Përmes një deklarate, Morgan Finkelstein, zëdhënësi i fushatës së zonjës Kamala Harris tha se ekipi i Nënpresidentes kishte bashkëpunuar me organet ligjzbatuese sapo kishte mësuar se individë të lidhur me ekipin e zotit Biden ishin në mesin e atyre që kishin marrë emailet.

    “Nuk jemi në dijeni se ndonjë material i është dërguar direkt fushatës, por disa individë kanë marrë e-maile në adresën e tyre personale”, tha zoti Finkelstein.

    Karoline Leavitt, zëdhënësja e fushatës së ish-Presdentit Trump e cilësoi përpjekjen e fundit për të dërguar informacione të vjedhura te fushata e Presidentit Biden si “një provë tjetër se iranianët po ndërhyjnë aktivisht në zgjedhje” për të ndihmuar zonjën Harris.

    Më herët, Irani ka refuzuar ndërhyrjen në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

    Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë Reuters për koment./VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Trump: Nder i madh për vendin tonë që u bë Papa i parë amerikan, mezi pres të takohemi

    Trump shpall marrëveshjen tregtare Britani-ShBA

    Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje

    Të Fundit

    Konflikti Indi-Pakistan: Një kosovar mbetet i bllokuar atje

    Shpallen në kërkim dy persona për shitblerjen e votës në Kukës

    Nesër përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

    IPK-ja arreston dhe suspendon një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

    ‘Pushtoi’ 14 majat më të larta në botë, Rama për Uta Ibrahimin: Krenaria jonë kombëtare, dëshmi e forcës së shpirtit kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.