Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Adelina Ismaili tregon se si i ka raportet me Leonora Jakupin

    21/05/2025 18:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e cila për vite me radhë ka qenë një ndër figurat më ikonike të estradës shqiptare, zbuloi se përvjetorin e karrierës do ta shënojë me katër projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen gjatë këtij viti.

    Gjatë intervistës, dëgjuesve të emisionit “Radar” iu dha mundësia të telefononin dhe të bënin nga një pyetje për këngëtaren. Ndër pyetjet më të komentuara ishte ajo e një dëgjuesi, i cili kërkoi të dijë për raportet mes dy ikonave, siç i quajti ai, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.

    Adelina reagoi me të qeshura dhe tha shkurt: “Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo te unë”.

    Këngëtarja nuk preferoi të japë një përgjigje më të zgjeruar, duke e shmangur temën me diplomaci.

    Përndryshe, në fillimet e karrierës së tyre, Adelina dhe Leonora kanë qenë të përfshira në një përleshje fizike, e cila aso kohe kishte bërë bujë në mediat shqiptare dhe kishte përfunduar edhe në gjykatë – një ngjarje që për shumëkënd ka mbetur në kujtesë si një prej polemikave më të mëdha të estradës shqiptare.

    Pavarësisht kësaj, duket se Adelina Ismaili është më e fokusuar se kurrë në krijimtarinë e saj të re, për të shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e muzikës shqiptare.

    Të Fundit

    Arrestimi i dy zyrtarëve për korrupsion në Prizren, policia jep detajet e fundit

    Osmani vlerëson lartë mikpritjen në vendlindjen e presidentes së Zvicrës

    Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic

    “Pacientia 40-vjeçare ishte duke marrë trajtim në Psikiatri” – ShSKUK del me detaje për vdekjen e gruas në QKUK

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.