Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestimi i dy zyrtarëve për korrupsion në Prizren, policia jep detajet e fundit

    22/05/2025 22:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Dy prej tre personave të arrestuar sot në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, janë identifikuar si B.P avokat me veprimtari në këtë qytet, dhe N.P, zyrtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

    Tre të arrestuari, në emër të një zyrtari, i kishin premtuar viktimës se do të ndikojnë për lirimin e një të dyshuarit në rastin “Fajdeja”.

    Rastin e ka kofirmuar edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

    “Sektorin Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren sot me datë 22.05.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, të cilët në bashkëveprim i kane premtuar një viktime, se nê emër të personit zyrtar do të ndikojnë në vendimmarrje tek personi zyrtar, për lirimin e një te dyshuari nga paraburgimi, i cili është i dyshuar për rastin “Fajdeja”. Gjatë operacionit policor i dyshuari nr.1 (i pa punë), i dyshuari nr.2.(shofer ne Gjykatën Themelore ne Prizren) dhe i dyshuari nr.3 (avokat) janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren”, ka thënë Bytyçi.

    “Me urdhër të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore ne Prizren, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria , i’u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka shtuar Bytyqi

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Prishtinë

    Përfundon drama në “Muharrem Fejza”

    Një person kërcënon për kërcim nga një ndërtesë në Muharrem Fejza

    Të Fundit

    Prishet koalicioni PSHDK-AAK në Gjakovë

    Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit

    Tërmet në Iran

    Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, s’kërkojnë më lirim me kusht nga Gjykata Speciale

    Bardhyl Mahmuti tha se Nexhmedin Spahiu prezantohej dikur si “Nexho Spahiq”, i reagon analisti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.