Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abrashi: Askush nuk e kontestoi Rregulloren e BQK-së për dinarin

    12/02/2024 21:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, është një vendim i drejtë dhe i domosdoshëm.

    Në RTV Dukagjini, Abrashi ka thënë se askush nuk e ka kontestuar parimësinë e këtij vendimi.

    Ai thotë se euro është përforcuar si valutë zyrtare dhe si i vetmi mjet i këmbimit në Kosovë.

    “Kryeministri Kurti e theksoi një gjë që BQK është një autoritet i pavarur. Albin Kurti e dimë që është shumë atraktiv për ndërkombëtarët megjithatë BQK e ka autoritetin e vet kushtetues, i ka kompetencat e veta dhe një rregullore e tillë është në kuadër të fushe veprimtarisë së BQK-së. Askush nuk e ka kontestuar parimësinë e këtij vendimi apo rregullore… çka është bërë përmes kësaj rregulloreje, është përforcuar euro si valutë zyrtare dhe si i vetmi mjet i këmbimit në Kosovë por që nuk përmendet decidivisht ashtu siç na është krijuar përshtypja në fillim, dinari apo ndonjë valutë tjetër me atë idenë që po ndalohet me këtë rregullore”, tha ai.

    Abrashi beson vendimi i BQK-së ka ndihmuar që të vështirësojë që në të ardhmen të hyjnë “thasët me dinarë” në Kosovë, me anë të cilëve sipas Abrashit janë financuar aktivitetet kriminale.

    “Është vështirësuar, penguar që në të ardhmen të vazhdojnë të hyjnë thasë me dinarë ku financohen aktivitetet kriminale, terroriste në Kosovë siç ka ndodhur në të kaluarën. Një vendim i tillë është i drejtë, i domosdoshëm dhe shumë i vonuar”.

    “Është jashtëzakonisht e dhimbshme që Kosova pas 20 viteve të hajë “flakaresh” nga miqtë tanë ndërkombëtarë për shkak se ka marrë një vendim tashmë të vonuar dhe një vendim që është dashur ta marrë shumë më herët. Kjo është fatkeqësia”, shtoi më tej ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputeti i VV-së thotë se FBI duhet të përfshihet në hetimin rastit të vrasjes së policit serb dhe të Faton Hajrizit

    Abrashi: Populli është që Qeveria Kurti II ta vazhdojë deri në fund mandatin

    Abrashi: Kurti kurrë nuk ka sajuar gjëra, ka pasur kërcënime ndaj tij

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.