Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Abedin Zeka: Moslicencimi i FFK-së, problemi nuk qëndron tek Ministria por tek FFK-ja

    28/03/2023 14:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Situatat kaotike që janë krijuar kohëve të fundit në futbollin e Kosovës, qoftë ajo e moslicencimit nga ana e FFK-së nga ana e Ministrisë, apo edhe kjo me dërgimin e kryetarit Agim Ademi në arrest shtëpiak, kanë krijuar amulli të jashtëzakonshme edhe te klubet e Kosovës.

    Për më tepër, këto situata tashmë kanë bërë që edhe klubet të bëhen pikë e pesë, si rezultat i problemeve që u janë ngarkuar nga këto situata, e mbi të gjitha kur po afrohet 31 marsi, kur mbyllet viti fiskal për biznese që sponsorizojnë në futboll.

    Para pak javësh, kur komisioni për licencim i Ministrisë së Sportit ia ktheu mbrapshtë aplikimin për licencim FFK-së, një numër i konsiderueshëm i klubeve, si Prishtina, Drita, Trepça ’89 etj., u mblodhën dhe i ftuan edhe klubet tjera si Ballkanin, Llapin apo edhe Dukagjinin e të tjerat për të gjetur shtigje të rrugëdaljes nga kjo situatë.

    Por, këto klube, si Llapi, Ballkani, Dukagjini dhe disa të tjera që njihen si përkrahëse të Agim Ademit, nuk kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga klubet që ishin kundër Ademit, ndonëse thuhej se qëllimi i atij takimi ishte për interes të përbashkët – të arrihet deri tek licencimi i futbollit.

    Nga ajo kohë, FFK-ja ka mbetur ende pa licencim dhe klubet tashmë po ndiejnë humbje të mëdha financiare dhe janë zhytur shpejt në krizë financiare pasi pa licencim të FFK-së nuk ka as benefite nga Ligji i Sponsorizimeve.

    E tani kur klubet janë lodhur edhe më shumë, pjesa tjetër e klubeve e kanë organizuar për sot një takim për të diskutuar rreth licencimit.

    Mirëpo, tani në këtë takim refuzojnë të shkojnë klubet që e kishin thirrur qysh më herët takimin si Prishtina, Drita e Trepça ’89.

    Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, thotë se kur është dashur që klubet ta “çonin kokën”, ato nuk bëheshin “të gjalla”.

    E tash, ai thotë se ka refuzuar të marrë pjesë në një takim të tillë, të thirrur sot nga disa klube, e aq më pak në një protestë të paralajmëruar, të cilën e konsideron si të panevojshme dhe të palogjikshme – absurde.

    Sipas Zekës, problemi nuk qëndron tek Ministria e Sportit, por kryekëput tek FFK-ja.

    “Më kanë thirr mbrëmë në orën 12 të natës, por unë nuk shkoj në atë takim, që mbahet për interesa personale. Këta që e kanë thirr mbledhjen janë fajtorët kryesorë për këtë gjendje të futbollit kosovar. Kur ne, disa klube, kërkonim drejtësi, kur patëm dhënë vërejtje dhe paralajmërim se do të mundë të vinte kjo ditë, ata na injoronin, ju dukej se punët po shkojnë mirë pasi përfitonin. Mendoj se shteti me plot drejtësi ka vepruar, unë jam përkrahës i ministrit të sportit”, u shpreh fillimisht Zeka.

    Sipas tij, ka qenë shumë e lehtë që FFK-ja të licencohej së fundmi, por që nuk është dëgjuar zëri i tij.

    “Ne e patëm mundësinë të licencoheshim, është dashur që kryetari Ademi ta pezullojë pozitën dhe të bëhej aplikimi përmes nënkryetarit, i cili nuk ka probleme me ligjin. Këta që po e organizojnë këtë takim janë shkaktarët kryesorë të krejt kësaj që ka ndodhur. Shteti është më i fortë se çdokush tjetër, prandaj duhet ta respektojmë. Unë për shembull i kam humbur 120-130 mijë euro sherri i moslicencimit”, përfundoi ai.

    Klubet kanë humbur shuma marramendëse sherri i moslicencimit të FFK-së nga Ministria e Sportit.

    Federata e Futbollit nuk i ka përmbushur kriteret për licencim edhe pas kërkesës së komisionit për licencim të MKRS-së për plotësimin/ndryshimin e disa pikave.

    Artikuj të ngjashëm

    Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

    Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.