Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka qenë në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku tha se LDK-ja është shtëpia e të gjithë atyre që duan stabilitet dhe zhvillim!
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se qytetarët po i bashkohen LDK-së dhe po u japin forcën për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit.
“Pritje e jashtëzakonshme edhe në fshatin Muzeqinë të Shtimes! Nga fshatrat më të vogla deri në qendrat më të mëdha, qytetarët po i bashkohen LDK-së dhe po na e japin forcën për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe progresit. Sepse LDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan stabilitet dhe zhvillim”.
“Falemnderit kryetarit të degës sonë këtu dhe kandidatit në listën tonë, Kastriot Shabani për këtë organizim të jashtëzakonshëm! Fitore, dhe asgjë më pak”, shkroi tutje ai.