Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abazoviq: Mali i Zi nuk planifikon të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

    02/04/2024 17:28
    Beograd, 29.06.2022. - Predsednica Vlade Srbije Ana Brnabic i predsednik Vlade Crne Gore Dritan Abazovic obratili su se novinarima po zavrsetku danasnjeg sastanka u Palati Srbija u Beogradu. (BETAPHOTO/AMIR HAMZAGIC)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur nën mandatin e tij dhe se BE-ja duhet të jetë më konkrete në dialogun Kosovë-Serbi.

    Abazoviq, në një deklaratë për portalin Euractiv të Brukselit, tha se “megjithëse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, ai mban lidhje të forta me Beogradin”.

    “Nga ana tjetër, në Mal të Zi jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë qëndrimin e Beogradit dhe aleatëve të tij”, tha ish kryeministri i Malit të Zi.

    I pyetur për veprimet e qeverisë së re, Abazoviq tha se e ka mbështetur plotësisht Kosovën gjatë mandatit të tij, por se tani ka një “realitet të ri”.

    Kryeministri i ri, Milojko Spajiq, kishte më parë nënshtetësi serbe dhe dëshiron marrëdhënie më të ngushta midis dy vendeve – një çështje e ndjeshme që e ndan Malin e Zi në mes, midis “të pavarur” dhe atyre që e shohin veten si serbë.

    Mirëpo, Abazoviq deklaroi se Mali i Zi nuk planifikon të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur në mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100 për qind në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha ai, transmeton Telegrafi.

    Sa i përket qasjes së BE-së ndaj dialogut të ngecur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Abazoviq tha se Brukseli duhet të forcojë “lojën” e tij.

    “BE-ja duhet të jetë më konkrete. Nëse do ta kemi gjithmonë këtë politikë shumë të butë, do të flasim për të njëjtën gjë edhe pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, tha ai.

    Ai shton se është e qartë se të dyja palët duan marrëveshje, por e kanë të vështirë të arrijnë marrëveshje.

    “Kosova dhe Serbia duan të shohin një marrëveshje përfundimtare dhe të tregojnë se ne nuk jemi më rajon konflikti, por rajon mirëkuptimi, por nuk do të jetë e lehtë”, theksoi ish-kryeministri i Malit të Zi.

    Artikuj të ngjashëm

    Abazoviq: Kurti e Vuçiq të marrin vendime të vështira, mos të mendojnë veç për një votë apo një mandat

    “Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë”, Abazoviq tregon pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE

    Abazoviq i ‘thur lavde’ Ramës, e quan ‘baba i kombit’, me fuqizoi mua e Kurtin

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.