Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka qenë fort i kënaqur me numrin e deputetëve në seancën e sotme.
Disa pika të rendit të ditës dështuan radhazi, duke bërë që Konjufca të ketë një thirrje.
“A po i mbledhni edhe dy deputetë, a shkuam”, tha Konjufca.
Pas kësaj, ai ndërpreu seancën e cila do të vazhdojë nesër në orën 09:30.