Lajme

A do të jetë Hamza kandidat për kryeministër? – tregon Hoxhaj

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Ai në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës ka theksuar edhe rëndësinë e përgatitjeve të PDK-së për këtë proces.

“Ne garojmë si subjekt politik për ta udhëhequr Qeverinë, është herët që të bisedohet për atë si mund të duket platforma zgjedhore, lista zgjedhore, fryma si mund të bëjmë fushatë”.

Ai njëherësh ka folur edhe për kandidatin e këtij subjekti politik për postin e kryeministrit të vendit në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Do të ketë befasi në listë dhe i takon Hamzës si kryetar i partisë që të jetë edhe bartës liste por që të bisedon për atë se si do mund të duket lista zgjedhore, por ende nuk ka filluar një dialog i tillë  mirëfilltë sepse sapo e përfunduam dramën e moszgjedhjes së presidentit”, tha mes tjerash ai.

Hoxhaj  është deklaruar edhe rreth vijave të kuqe në këtë proces zgjedhor.

“PDK duhet ta kuptojë, subjektet tjera duhet ta kuptojnë, se ato duhet të jenë të përjashtuara nga procesi politik sa është në udhëheqje Albin Kurti”, tha ish-deputeti i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button