Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pas sulmeve terroriste ndaj Izraelit, shkruan GazetaDemos.
Berisha shkruan se sulmi direkt mbi Izraelin është bërë për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Postimi i plotë i tij:
Sulmet terroriste të Hamasit, të sponsoruara direkt nga Irani nëpërmjet organizatës terroriste Hezbollah kundër Izraelit, padyshim besoj se e kanë edhe mbështetjen ruse. Akt agresioni direkt mbi Izraelin për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima e më shumë paqe, Izraeli nuk do të rrijë idiferent për të shpartalluar Hamasin e Hezbollahun, organizata këto terroriste që paraqesin rrezik sistematik për humbjen e jetës së njerëzve!
Paqe!