Lajme
Moti për nesër
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike. Krejtësisht vonë në mbrëmje, pak para apo rreth mesnatës, pritet të arrijë fronti i ftohtë, duke sjellë lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, sidomos pas mesnate.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, ku herë pas here priten stuhi ere, me shpejtësi prej 20-80 km/h, të cilat lokalisht mund të shkaktojnë dëme materiale, dëmtim të kulmeve dhe objekteve më të lehta, rrëzim të degëve të pemëve si dhe vështirësi në komunikacion.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C. /MeteoKosova/