Lajme
AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 17:00.
Ky takim i KP të AAK-së vjen veç 1 ditë para se të mbarojë afati i përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë, që duhet të dorëzohet në KQZ më së largu deri nesër para mesnatës.
Po ashtu aty pritet të diskutohet edhe rreth përgatitjeve finale për Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie që pritet të mbahet më 24 maj, ku do të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re
Ndërkohë pas takimit, AAK do të lëshojë komunikatë ku do të bëhet e ditur ajo se çka ka ndodhur brenda mbledhjes