Magazina
Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë
Familja e Adrian Gaxhës sapo është zgjeruar! Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, po shijojnë ndjesinë më të bukur, atë të të bërit prindër për herë të parë. Artisti, i cili përgjithësisht ka zgjedhur ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike, ka vendosur ta ndajë këtë emocion të madh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi mjaft të ndjerë në Instagram, Adriani publikoi një fotografi të ëmbël ku shihet dora e foshnjës duke shtrënguar lehtë atë të prindërve.
“Mirë se vjen”, u shpreh ai për të konfirmuar kështu këtë bekim të ri në jetën e tyre.
Lajmi i bukur u prit me shumë ngrohtësi dhe komente të shumta urimi mbërritën menjëherë nga ndjekësit dhe miqtë e ngushtë.