Lajme
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje
Ambasada britanike në Kosovë ka njoftuar se një skuadër e ushtarëve britanikë që shërbyen për gjashtë muaj në kuadër të misionit të KFOR-it janë shpërblyer me medalje.
Sipas njoftimit bëhet fjalë për medalje të NATO-s të ndarë nga The Princess Royal.
“Urime Skuadronit C, Regjimenti i Kalorësisë Familjare, të cilët kohët e fundit morën medaljet e NATO-s nga The Princess Royal. I merituar pas gjashtë muajsh në Kosovë në mbështetje të KFOR-it në sigurimin e një ambienti të sigurt”.