Lushtaku për Projektligjin për Byronë: ‘Përpjekje elektorale e LVV-së me paraqit sikur po luftojnë korrupsionin’
I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku foli në lidhje me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai potencoi se pozita tashmë frikësohen nga vetë veprimet e tyre politike dhe korruptive dhe se përpjekjet sipas Lushtakut të LVV-së janë më shumë elektorale për t’u paraqitur në publik ‘sikur po luftojnë korrupsionin’.
“Unë besoj se më shumë tani frikësohen nga vetë veprimet e tyre politike, veprimet e tyre korruptive, nga veprimet e tyre që gjatë kësaj qeverisje janë ataku dhe kanë dal shumë skandale, kemi pa që ka edhe ngritje të aktakuzave në këtë drejtim. Por Byroja si Byro fillimisht është trumbetu se do të ketë një mision shumë më të madh edhe pse anti-kushtetues, anti-ligjor por ishte për qëllimet e përfitimit të votave sepse e kanë krijuar narrativën e atillë që ka korrupsion të madh dhe janë të korruptuara partitë e vjetra. Dhe sigurisht që me verifikimin edhe me diskutimet publike edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmu që ka shkelje të mëdha të Kushtetutës dhe parimeve evropiane për të drejtat, liritë edhe dinjitetin e njeriut. Sigurisht në këtë kontest është paraqitur edhe në seancë edhe pse titulli ende është bombastik-elektoral se sa që është e vërtetë në bazë të saj që kanë deklaru. Sigurisht ka ende përpjekje, më shumë elektorale, që me paraqit se ‘ne po luftojmë korrupsionin’ ndërsa në mesin e tyre ka të korruptuar jashtëzakonisht shumë. Ne jemi për një ligj i cili me të vërtetë e ndihmon drejtësinë sepse nëse nuk ka shtet të së drejtës me të vërtetë edhe njerëzit më shumë emigrojnë nga vendi. Këto pesë vitet e fundit mbi 200-300 mijë qytetarë kanë emigruar jashtë vendit gjatë qeverisjes së Kurtit në pushtet” deklaroi Lushtaku.
I pyetur nga gazetari Gashi se nëse ‘Byroja e re e konfiskon pasurinë pa pyetur asnjë sikur e ka patur për qëllim dhe pastaj vendos Gjykata, a e ndërron barrën e provës nga shteti tek qytetari apo është ndryshuar kjo pjesë’?….kështu u përgjigj Lushtaku.
“Këtu ende ka disa interpretime të ndryshme, ka edhe rokomandime të ndryshme nga shoqëria civile që të ndryshohet edhe pjesa e titullit sepse tani më shumë është këshill-dhënës. Nuk konfiskon Byroja, gjykata vendos për konfiskim dhe nuk dihet t’i lihet asnjëherë një Byroje politike të bëjë një gjë të tillë që besoj se nëse ne vendosim në një shtet demokratik gjithmonë i takon gjyqësorit të vendosë mbi këto parime dhe për çështjen e konfiskimit të pasurisë. Nëse vendos që të ketë një ndryshim të tillë mbi bazë edhe të Konventave Ndërkombëtare unë personalisht jam pro votimi dhe në njëfarë forme të hiqet ajo ‘shfaqja’ politike sikur po luftojnë korrupsionin a në të vërtetë më së shumti janë të zhytur në korrupsion” tha Lushtaku.
Lushtaku tha se momentalisht PDK-ja ka qëndrim politik që të abstenojë në ldihje me këtë projektkligj derisa të plotësohen rekomandimet e tyre
“Për momentin ne kemi qëndrimin politik si parti që të kemi një abstenim derisa të ketë plotësimin me rekomandimet tona. Rekomandimet tona janë që të gjitha këto çështje që janë të ndërlidhura prej titullit të Byrosë, titulli të jetë konform me kompetencat që i kanë dhënë vetë në ligj, dhe sigurisht të gjitha ato udhëzimet që kanë dhënë edhe KDI, shoqëria civile edhe ekspertët të plotësohen në përmbajtje” tha Lushtaku në Blic Interview me Astrit Gashin