Lajme
SHKK-ja ngushëllon për vdekjen e Granitit: Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e gardianit nga Llapi, Granit Sherifi.
Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, SHKK-ja ngushëlloi familjarët dhe të gjithë ata që e njohën Granitin, duke pohuar se ai ishte një koleg, mik dhe njeri me shpirt të madh.
“Lajmi i hidhur për humbjen e tij na ka thyer zemrat të gjithëve. Për ne, ai nuk ishte thjesht një koleg, por një mik dhe një njeri me shpirt të madh… Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë” thuhet në telegramin e SHKK-së.