Lajme

Komandanti i FSK-së pret në takim Shefin e Shtabit të FARSH, thellojnë bashkëpunimin

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi ndërmjet dy forcave, zhvillimet në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Po ashtu, u vlerësua angazhimi i pjesëtarëve të forcave dhe u ndanë certifikata për fituesit e garës “ushtari më i mirë”.

Të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button