Lajme

Mblidhet Kuvendi, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza si dhe pesë pika tjera

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare.

Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e sotme, është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

Pikë tjetër që do të vihet para ligjvënësve për shqyrtim është edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
    5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
    6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button