Rasti tragjik në Malishevë, publikohet fotoja e viktimës
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka reaguar lidhur me tragjedinë në Mirditë, ku vdiqën tragjikisht tre persona, babai, vajza dhe djali i familjes, raporton GazetaDemos.
Kastrati ka bërë të ditur se viktimat e incidentit të zjarrit në banesë janë nga familja Berisha; Babai Iliri, vajza Nailja dhe djali Kujtimi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi.
Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira”, tha ai.
Kastrati gjithashtu tha se institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe janë në pritje që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt.
“Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Teksa në rrjet u bë publike edhe foto e viktimës, Ilir Berisha.