Magazina
Brikena mbërrin në shtëpi, surprizohet nga familjarët e saj
Brikena Selmani, e cila mori pjesë në garën e BBVA5 për çmimin e madh, është eleminuar në gjysmëfinale.
Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, e njëjta ka njoftuar se së fundmi është rikthyer në shtëpi.
Pas më shumë se tre muajve izolim, Brikena është pritur me shumë dashuri në gjirin familjar.
Dhoma e mbushur me fotografi të saj të rrugëtimit në BBVA5, e emocionuan ish-banoren.
Në mesin e këtyre pamjeve nuk mungoi as urimi për ditëlindje, të cilën banorja e festoi pikërisht në natën e eliminimit.
Gjithashtu fotografi pati edhe me Mateon, me të cilin zyrtarizuan lidhjen.