Sport
“Muriqi për Top të Artë”, tifozët e Mallorcas të mahnitur me sulmuesin kosovar
Vedat Muriqi shënoi dy gola sot, duke e kaluar Samuel Eto’o si lojtari me më së shumti gola në histori të Mallorcas.
Pas ndeshjes, ylli kosovar hasi në një këngë të tifozëve që as vet nuk e priste.
“Muriqi për Top të Artë”, ishte kënga e tifozëve drejtuar sulmuesit, e cila e zuri në befasi atë.