Soni Malaj flet për ish-bashkëshortin: Shkonim shumë bashkë, por tani kemi një raport…
Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj ka ndarë detaje nga marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin gjatë një bisede të zhvilluar në një nga formatet televizive.
Ajo ka folur për raportin që mban me ish-bashkëshortin e saj, Mirko, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, komunikimi mes tyre mbetet i qetë dhe korrekt, kryesisht për hir të vajzës së tyre.
“U kena pas mbyt tu u zënë… shkonim shumë bashkë (për pamjen)”, ka treguar ajo me nostalgji, duke kujtuar periudhën kur ishin çift. Soni shtoi se edhe sot ata arrijnë të takohen dhe të ruajnë një marrëdhënie miqësore në situata të përditshme.
Ajo solli gjithashtu një episod interesant nga jeta pas ndarjes, duke treguar një koment të bërë nga estetistja e saj: “Të betohem t’ju shohësh ju nuk dukeni që jeni të ndarë”.
Soni Malaj theksoi se raporti i mirë mes tyre vjen si rezultat i respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë si prindër: “Ne kemi raport shumë të mirë për shkak të vajzës”, u shpreh ajo.