Lajme

Dy qytetarë në Gjakovë hasin në mjete të dyshimta teksa po punonin tokën, aktivizohet FSK-ja

Qytetarë të dy vendbanimeve në Komunën e Gjakovës, gjatë së mërkurës, kanë raportuar në organet e rendit se kanë hasur në dy mjete të pashpërthyera.

Një gjë të tillë, ata e kanë vërejtur teksa ishin duke punuar në pronën e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lugbunar të Gjakovës, me ç’rast kanë ndërhyrë edhe njesitet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.”, thuhet në raport.

Sipas raportit policor, rasti i dytë është raportuar nga një qytetar në Gjakovë, por këtu njesitet e FSK-së kanë konstatuar se mjeti nuk ishte shpërthyes.

“Rr. Muharrem Domi, Gjakovë / 25.03.52026 – 17:30. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit FSK-së kanë konstatuar që nuk është mjet i pashpërthyer.”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button