Lajme
Shkrumbohet e tëra një veturë në rrugën Fier-Vlorë
Një veturë raportohet se është djegur i tëri në autostradën që lidh Fierin me Vlorën.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, nuk ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet kompetente, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.