Magazina

“Të njëjtat montime mi bënë edhe mua”, ish-banorja e Big-ut i del në krah Albës duke fajësuar produksionin

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova” u karakterizua nga tensione të forta, ku protagonistja absolute ishte Alba Pollozhani.

Konkurrentja eskaloi në akuza të rënda drejt produksionit, duke pretenduar se klipi i transmetuar lidhur me debatin e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk pasqyronte realitetin e asaj që kishte ndodhur.

Situata u rëndua edhe më tej kur Alba refuzoi të qetësohej, duke qëndruar për orë të tëra në dhomën e rrëfimit. Tensioni ishte aq i lartë saqë ulërimat e saj dëgjoheshin qartë edhe në sallonin e shtëpisë gjatë transmetimit ‘Prime’, duke shkaktuar shqetësim te banorët e tjerë dhe te publiku.

Por, ndërsa shumica e kritikuan ashpër sjelljen e saj, një mbështetje e papritur i ka ardhur nga jashtë. Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, duke i dhënë të drejtë të plotë Albës.

Gresa jo vetëm që e mbrojti Albën, por hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si bëhet montazhi i videove nga produksioni.

“Të njejtat montime të videove mi kan pas bo edhe mu per me qit dikon tjetër mirë, përqato po më pëlqen Alba që jau tha n’sy,” – ka shkruar Gresa, duke lënë të kuptohet se ajo ka përjetuar të njëjtën “padrejtësi” për të favorizuar banorë të tjerë.

Back to top button