Ish-ambasadori: Vjosa Osmani pranoi të jetë kontabilistja e dështimeve të Albin Kurtit për 5 vjet
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka reaguar pas caktimit të datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare
Cufaj e quajti presidenten Vjosa Osmani si “kontabiliste” të Albin Kurtit.
“Më 28 dhjetor nuk vendoset vetëm kush fiton zgjedhjet. Vendoset nëse kjo llogari politike Kurti–Osmani mbyllet njëherë e mirë, apo vazhdon të na faturojë të ardhmen e fëmijëve tanë”
Postimi i plotë:
Kurti e uli rolin e presidentit në një “kontabilist”. Osmani pranoi të jetë kontabilistja e dështimeve të tij. Pesë vjet bashkë. Dhe fatura për qytetarët është e qartë: izolim, krizë e rëndë e jetesës, ikje e të rinjve, korrupsion, humbje besimi te aleatët dhe te Republika që e ndërtuam me aq mund.
Kosova nuk e meriton këtë lodhje kolektive, këtë pritje pa fund dhe këtë lojë me durimin e njerëzve.
Më 28 dhjetor nuk vendoset vetëm kush fiton zgjedhjet. Vendoset nëse kjo llogari politike Kurti–Osmani mbyllet njëherë e mirë, apo vazhdon të na faturojë të ardhmen e fëmijëve tanë.