LajmeLIVE

Haradinaj: Ne shkojmë të vetëm në zgjedhje, kemi propozuar datën 21 dhjetor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, datat e propozuara për zgjedhje janë 21 dhe 28 dhjetor.

“Duke qenë se është humbur shumë kohë, duke qenë se ka shumë akumulime të temave buxhetore, kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor. Mendojmë se në këtë mënyrë do ta fitojmë një javë kohë për vazhdimet buxhetore. Qeveria e Kosovës mund të marrë vendime për të përmbushur disa detyrime buxhetore që i ka si ndaj RTK-së edhe ndaj palëve tjera. Periudha e para vitit të ri, sepse pushteti po kërkon 28 dhjetorin, kjo periudhë është për familjen dhe është një arrogancë nga politika që me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se AAK do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe se janë të gatshme për to.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë tolerancë për askënd që pengon krijimin e institucioneve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button