Lajme

Ja se kur pritet të nis gjyqi i dytë i Thaçit

Gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me rastin për administrimin e drejtësisë, mund të nisë më herët se sa kishte kërkuar mbrojtja e tij.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, bën të ditur se ky gjyq pritet të fillojë më 15 dhjetor, që është rreth 3 muaj përpara datës së kërkuar nga mbrojtja.

Mbrojtja e Thaçit kishte propozuar që procesi të nisë më 2 mars, pasi të përfundojë gjyqi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button