Lajme
Sami Lushtaku reagon pasi Krasniqi tha se shumë shpejt do ta humb Skenderajin
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.
“Përshëndetje të ngrohta për të gjithë ju miq nga qyteti i Skenderajt!”, ka shkruar lushtaku në profilin e tij në Facebook.
Kransiqi ka thënë se shumë shpejt Lushtaku do ta ketë fundin politik në Skënderaj.
“PDK-së së Sami Lushtakut i paska pengu numri i madh i qytetarëve të Mitrovicës që kanë votuar në raundin e dytë. Ka mendu që i kontrollon si në Skënderaj, por edhe aty së shpejti ka me përjetu fundin e vet politik”, ka thënë ai në Facebook.