Sport
Vendoset përfundimisht nëse Sesko do të luaj kundër Kosovës
Ylli i Sllovenisë dhe Manchester Unitedit, Benjamin Sesko nuk do të jetë pjesë e kombëtares për muajin nëntor dhe kështu nuk do të luajë ndaj kombëtares së Kosovës.
Kështu të paktën ka raportuar gazetari i afërt me Manchester Unitedin, Rich Fay, përmes platformës “X”.
Ai ka thënë se Sesko është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë, si pasojë e një lëndimi në gju.