Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Avokatit të Popullit, i cili ka vendosur të mos e dërgoj në Gjykatë Kushteteuese shkarkimin e Valdete Dakës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se Valdete Daka është duke u mbojtur nga PDK.
“Mbrohet fanatikisht Valdetja e KQZ sikur të ishte kryetare e PDK e jo një kryesuese e një institucioni të paanshëm”, ka shkruar Avdyli në rrjetin e tij social në Facebook.
Ky reagim i Avdylit vie pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar, Abelard Tahiri i cili ka thënë se Avokati i Popullit duhet të shkarkohet.
Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:
Reagon “ashpër” dhe çuditet PDK-ja: Pse Avokati i popullit vendos i pavarur dhe konform kompetencave të tij? Pse Avokati spo merr urdhëra nga zyret e Abelardit? Mbrohet fanatikisht Valdetja e KQZ sikur të ishte kryetare e PDK e jo një kryesuese e një institucioni të paanshëm. Çkapja e shtetit dikujt po i dhemb, por ska alternativë.