Lajme
Hoxhaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Akt guximi dhe vizioni që i hapi rrugë lirisë e pavarësisë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se 35 vjet më parë, në Kaçanik u vendosën themelet e shtetit tonë.
Ai u shpreh se Kushtetuta e Kaçanikut është një akt guximi dhe vizioni që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë.
“35 vjet më parë, në Kaçanik u vendosën themelet e shtetit tonë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, akt guximi dhe vizioni që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë”, shkroi tutje Hoxhaj.