OVL-UÇK, dega Deçan nderon dëshmorët në Gllogjan në përvjetorin e rënies së Besart Kadrijajt dhe Shkëlzen Berishës
Sot, në Gllogjan, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, bashkë me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrezave të dëshmorëve, aty ku prehen përgjithmonë Besart Kadrijaj, Shkëlzen Berisha dhe mbi 100 Dëshmorë të Kombit.
”Ata nuk patën frikë nga vdekja, sepse jetonin për lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve që në rininë e tyre sakrifikuan jetën për ne!”, thuhet në njoftim.
E plotë:
Sot në Gllogjan, bashkë me bashkëluftëtarë e familjarë, aty ku prehen përgjithmonë Besart Kadrijaj, Shkëlzen Berisha dhe mbi 100 Dëshmorë të Kombit, në përvjetorin e rënies së tyre për t’i bërë roje të përjetshme Atdheut, i nderuam me homazhe dhe vendosje kurorash me lule këta dy djem të zot.
Ata nuk patën frikë nga vdekja, sepse jetonin për lirinë.
Lavdi e përjetshme heronjve që në rininë e tyre sakrifikuan jetën për ne! 🇦🇱
