Shkumbin Demalijaj, kandidati për kryetar të Deçanit nga “Iniciativa Qytetare “Demokracia” përmes një postimi në rrjete sociale deklaroi se Qendra Rinore në Deçan është uzurpuar nga kryetari dhe familja e tij.
“Të gjitha aktivitetet komunale dhe kulturore organizohen në këtë qendër, ku përfituesit kryesorë janë familja e kryetarit në ikje”, shkroi ai në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Ky është skandali i radhës.
Qendra Rinore në Deçan po keqpërdoret nga kryetari aktual dhe familjarët e tij.
Të gjitha aktivitetet komunale dhe kulturore organizohen në këtë qendër, ku përfituesit kryesorë janë familja e kryetarit në ikje.
VIDEO: