Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Anton Quni rrëfen një ngjarje të rrallë në luftë për Agim Ramadanin

    27/08/2025 23:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anton Quni ka rrëfyer një ngjarje të rrallë në luftë me Agim Ramadanin. Ndërsa tregon se si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Quni tregon se si Agim Ramadani i dha një ushtari pushken e tij, e cila ishte në gjendje me të mirë, pasi që ushtari ankohej për gjendjen e pushkës së tij.

    Quni ndër të tjera rrefen dhe se si Agim Ramadani arriti të marrë nga armiku një armë Vector 5.56 mm

    Rrëfimi plotë i Anton Qunit:

    Ja si armatosej Ushtria Çlirimtare e Kosovës

    Agim Ramadani, njihej për trimërinë dhe vendosmërinë e tij, por edhe për kujdesin ndaj çdo ushtari.

    Një histori nga përgatitjet e fundit para se të hynin në Kosovë.

    Njëri nga ushtarët e tij ankohet për gjendjen e pushkës së vet, një AK-47. Pa hezitim, Agim Ramadani merr pushkën e ushtarit dhe ja jep atij pushkën e vet, që ishte në gjendje më të mirë. Ndërkohë, ai i thotë ushtarit: “Me këtë pushkën tënde, unë do t’ja marr armikut një pushkë më të mirë!”

    Dhe kështu ndodhi. Në Betejën e Zharës, në luftime kundër njësisë elitë të Brigadës së 63-të të parashutistëve serbë, Agimi ia doli të siguronte një nga armët më të avancuara të kohës, një Vector 5,56mm.

    Ky veprim tregon jo vetëm shpirtin e tij luftarak, por edhe përkushtimin e tij ndaj shokëve të luftës, duke dëshmuar se një udhëheqës i vërtetë sakrifikon gjithçka për ekipin e tij.

    Artikuj të ngjashëm

    Quni fjalë të mëdha për propozimin e Abdixhikut: Kështu zgjidhet Nyja e Gordianit

    Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë është mik i Anton Qunit, ky bën një postim prekës

    Quni: Të gjithë duhet të mburremi me Kosharen, nuk është mburrje e një partie

    Të Fundit

    “Pse e ke thirrë Policinë”, detaje nga tragjedia në Fushë Kosovë – kush e sheh i pari Claran që ra me kornizën e dritares nga kati i 6-të?

    Pak para seancës së radhës, kryetari i kuvendit, Dimal Basha mban konferencë për media

    Vendos Gjykata e Qarkut të Splitit: Një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova

    E konfirmon Policia: Tetë persona u përleshën fizikisht në Lipjan – katër të lënduar – katër të arrestuar

    Përleshje e përgjakshme në Lipjan: Therret një i ri, momenti kur intervenon ekipi mjekësor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.