Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Quni fjalë të mëdha për propozimin e Abdixhikut: Kështu zgjidhet Nyja e Gordianit

    06/05/2025 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Kështu zgjidhet Nyja e Gordianit”.


    Ky ishte vlerësimi i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunit, për propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili si propozim të vet për daljen nga kriza e madhe institucionale pati një Qeveri Kombëtare Tranzicionale.

    Kjo pas ngërçit të madh që ka kapluar vendin me Vetëvendosjen e cila assesi s’po mund t’i arrijë numrat e nevojshëm për institucione duke mos bashkëpunuar politikisht partitë me to.

    Postimi i plotë:

    Kështu zgjidhet Nyja e Gordianit
    I nderuar kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti,
    I nxitur nga konsiderata për votuesit tuaj, qytetarë të Republikës së Kosovës, ndjej nevojën që, edhe nëpërmjet kësaj letre, t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që keni ngritur ju.
    Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik. LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju.
    Sot, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale për shkak të dështimit tuaj që të krijoni partneritete politike që do të garantonin shumicën. Po ashtu, nëpërmjet bllokimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ju, në mënyrë arbitrare, po pamundësoni konstituimin e legjislaturës së re.
    LDK-ja zgjidhjen dhe daljen nga kjo bllokadë e vlerëson si urgjente dhe të rëndësisë nacionale. Zgjidhja kërkon përgjegjshmëri, unitet dhe vetëdije të lartë politike nacionale në lidhje me rrethanat politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.
    Në përputhshmëri me këtë, LDK-ja propozon nisjen e një procesi të ri politik. Ky proces parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.
    Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.
    Qeveria Nacionale e Tranzicionit do t’i jepte mundësi bashkëpunimit dhe kapërcimit të polarizimit të skajshëm politik dhe shoqëror.
    Në vijë me këtë, LDK-ja shpreh gatishmërinë që të drejtojë këtë proces konsultativ me liderët e tjerë, me qëllim të zgjidhjes së krizës dhe të garantimit të stabilitetit nacional të vendit.
    Si kryetar i LDK-së shpreh gatishmërinë e plotë që, së bashku me liderët e partive politike, të dakordojmë kohën dhe vendin e takimit të parë konsultativ.

    Artikuj të ngjashëm

    Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë është mik i Anton Qunit, ky bën një postim prekës

    Quni: Të gjithë duhet të mburremi me Kosharen, nuk është mburrje e një partie

    Darka e Lamës festohet edhe në Austri

    Të Fundit

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

    Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.