Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani nuk e ndalon trajtimin e saj, Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin

    05/08/2025 18:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka thënë se tërheqja e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani, nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Cakollit, Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin kur konstatohet interes publik madhor.

    “E në një situatë ku Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues dhe vendi ndodhet në vakum institucional, s’ka dilema se ky është një ndër rastet më serioze, që kërkon përgjigje të qartë nga autoriteti i vetëm që ka mandat ta japë atë”, ka shkruar Cakolli.

    Sipas tij, Gjykata duhet ta trajtojë këtë çështje deri në fund.

    “Mbi të gjitha, për shkak të rëndësisë për funksionimin kushtetues të institucioneve. Por, edhe për të mbrojtur integritetin institucional të saj dhe për të mos e minuar besimin e qytetarëve në vendimmarrjen e saj si trupë, për shkak të një gjyqtari. Aq më tepër, kur kërkesat aktuale të partive politike nuk e adresojnë qartë çështjen e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor”, ka shkruar ai.

    Lidhur me arsyetimin e Presidentes për tërheqjen e lëndës pasi gjyqtar raportues u caktua Radomir Llaban, Cakolli ka thënë se gjyqtari raportues nuk e vendos as fatin e kërkesës, as përmbajtjen e vendimit.

    “Nëse paneli prej tre gjyqtarësh propozon papranueshmëri dhe asnjë gjyqtar tjetër nuk e kundërshton, atëherë rasti mbyllet. Por mjafton që një gjyqtar tjetër të mos pajtohet, dhe rasti kalon për shqyrtim në përbërje të plotë të Gjykatës.

    Aty vendoset me shumicë votash për secilën pikë – si për pranueshmëri ashtu edhe për substancë. Edhe nëse gjyqtari raportues nuk është në atë shumicë, me vendim të Kryetarit, tekstin final e harton një gjyqtar tjetër”, ka sqaruar Cakolli.

    Artikuj të ngjashëm

    Burri i Albulena Haxhiut-shoqerisë civile: Nuk o mirë me u zgërthi, veç sa për fonde që ua jep dikush

    KDI-ja publikon raportin: Bllokada në kuvend ka cenuar rëndë funksionimin institucional dhe rendin kushtetues

    Cakolli për Qeverinë në detyrë: Për suksese të policisë ‘thyejnë këmbët’ për merita, pse askush s’merr përgjegjësi për tragjedi

    Të Fundit

    Limaj i prerë me Kurtin: Nisma s’e voton kryparlamentarin pa marrëveshje politike

    Rama i reagon Muratit: E kanë bllokuar buxhetin, veprojnë si sabotatorë për të thënë pa ne s’bahet

    Drita fiton në “Fadil Vokrri”, pranë kualifikimit në Ligën e Konferencës

    Trump për paqen në Ukrainë: Gjithçka do të jetë e qartë për dy javë

    97 zjarre sot në Kosovë, situatë e rënduar në Klinë, Vushtrri, Podujevë e Mamushë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.