Policia e Rajonit të Gjilanit ka gjobitur një mërgimtar nga Zvicra me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është përcaktuar 60km/h, i njëjti është kapur duke vozitur 113 km/h.
Atij i është ndaluar drejtimi i automjeteve në Kosovë për tre muaj, teksa gjoba do të përcillet tek autoriteetet zvicerane, shkruan Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur tri ditë më parë.
“Më datë 25.07.2025, zyrtarët policorë të Njësisë për Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta për kontrollin e trafikut rrugore në pike kontrollit të automjeteve në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa ZH (Zvicerane) i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut gjashtëdhjetë (60) km/h duke vozitur njëqind e trembëdhjetë (113) km/h.
Ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre (3) muajsh”, thuhet në njoftim./Reporteri.net