Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Sot deputetët e provojnë për herë të fundit konstituimin e Kuvendit – a do ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik?

    26/07/2025 08:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetët e Kuvendit kanë dështuar sërish ta konstituojnë legjislaturën e re edhe të premten. Mundësia e fundit do të jetë sot, kur përfundon edhe afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përmbylljen e këtij procesi.

    Në seancën e djeshme, të pranishëm ishin diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, të cilët bënë thirrje për konstituim të menjëhershëm të Kuvendit dhe kritikuan deputetët se me veprimet bllokuese po e zhgënjejnë popullin e Kosovës.

    Megjithatë, prezenca e tyre, e paralajmëruar qysh nga e enjtja, nuk ndikoi që deputetët ta përmbyllnin me sukses seancën. Në vazhdimin e 52-të, prania e korit diplomatik e zbuti zhurmën e zakonshme të sallës, por nuk ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve.

    Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari u kërkoi sërish Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike (LDK), Listës Serbe dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të propozojnë anëtarë për Komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin. Por përfaqësuesit e këtyre partive kërkuan kthim në rendin e ditës të dakorduar më 8 prill.

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i tha kryesuesit: “Dje e pamë edhe një vendim të ri, një masë të re nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Na kanë mbetur edhe më pak se 48 orë. I nderuar kryesues, propozimi ynë është i qartë, kthejuni rendit të ditës të dakorduar mes kryetarit Konjufca dhe liderëve të partive politike. Mos e shkelni Kushtetutën.”.

    Kërkesë të ngjashme bëri edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami: “LDK-ja ka kërkesë, jo propozim, i nderuar kryesues, kthehuni në rend të ditës, na e jepni mundësinë të votojmë.”.

    Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, shprehu shqetësim: “Aleanca ju kërkon t’i ktheheni rendit të ditës, respektojeni Kushtetutën dhe konstituojeni Kuvendin, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetueses. Përndryshe po bëni shkelje ligjore. Jeni duke e shkelur Kushtetutën.”.

    Megjithatë, përbërja e Komisionit u hodh në votim, por mori vetëm 54 vota pro.

    Duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili u publikua të enjten dhe parashikon pezullimin e seancës nga 27 korriku deri më 8 gusht, kryesuesi Dehari tha se përpjekja e fundit për konstituim do të bëhet të shtunën: “Duke e pasur parasysh që kjo masë hyn në fuqi ditën e diel, po ashtu që afati prej 30 ditësh për konstituim i vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër, atëherë, si kryesues i seancës konstituive dhe si përpjekje për konstituimin e Kuvendit, seancën e radhës do ta mbajmë nesër.”.

    Vazhdimi i 53-të i seancës do të organizohet nga ora 14:00.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

    “Ganja”: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

    Hyseni ‘godet’ Abdixhikun: Mos vajto ti çuni i LDK-së, Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

    Të Fundit

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

    “Ganja”: Albin, jo që i ke ngrënë të gjitha qershitë, por i ke ngrënë edhe bërthamat

    Hyseni ‘godet’ Abdixhikun: Mos vajto ti çuni i LDK-së, Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

    Musliu “shpërthen” ndaj Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës

    Kroacia goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në 5 centimetra madhësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.