Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vdes Sadri Neziraj që e çonte për shëtitje çdo ditë djalin me Sindromën Down, deçanasit organizojnë ecje në nderim të tij

    16/07/2025 12:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komuna e Deçanit ka organizuar të mërkurën një ecje simbolike nën moton “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, në nderim të një prej rrëfimeve më prekëse të dashurisë prindërore dhe fuqisë së familjes.

    Ecja nisi nga rrethrrotullimi te “Liridoni” në Carrabreg në orën 11:00 dhe përfundoi në qendër të Deçanit.

    Ngjarja i kushtohet Sadri Neziraj, babait që për vite me radhë ka ecur çdo ditë me të birin Azemin, i cili ka Sindromën Down. Gjestet e përditshme të Sadriut janë kthyer në simbol të dashurisë së pakusht dhe përkushtimit prindëror, duke prekur zemrat e shumë qytetarëve në gjithë Kosovën.

    Sadri Neziraj vdiq më 13 korrik.

    “Hapat e tij ishin forcë për dikë, sot janë frymëzim për të gjithë”, thuhet në njoftimin e komunës.

    E një qytetar, që i kishte kërkuar komunës të organizonte ecjen në ndërim të Sadrisë, pati rrëfyer bisedën me babanë e Azemit.

    “ ‘15 kilometra i bom sot bac, përdit i bëjm qekaq, kanihere djali po ka qejf me ecë ma shumë e i bëjm 20’ më tha para tre ditësh baci Sadri”, rrëfeu qytetari.

    Artikuj të ngjashëm

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Të Fundit

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Loredana pranon pendimin për lidhjen me Jozin në Big Brother dhe zbulon statusin e saj

    SHBA kërcënon me masa të reja Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.