Forcat Speciale të Policisë së Kosovë janë duke vazhduar bastisjet në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore.
Tashmë në vendngjarje kanë arritur edhe hetuesit policorë.
Siç raportoi ekskluzivisht GazetaDemos, dyshohet se Njësia Speciale po kryen bastisje kryesisht në zyret e Depos Qendrore të Arkivit të Kosovës, pas dyshimeve në lidhje me zhdukjen e një dokumenti për prona të Radio Televizionit të Prishtinës.
Demos gjithashtu merr vesh se tash e disa kohë kanë qenë duke u zhvilluar hetime ndaj disa personave lidhur me këtë rast.