Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ky dyshohet se është personi që humbi jetën në aksidentin në Nabërgjan të Pejës

    09/07/2025 18:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.

    Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura – një “Peugeot” dhe një “Opel Corsa”.

    Dyshohet se drejtuesi i veturës “Peugeot”, L.B 20-vjeçar gjatë një manovre përballëkalimi ka hyrë në shiritin e kundërt, duke goditur në pjesën ballore automjetin tjetër.

    Pasojë e përplasjes ishte vdekja e menjëhershme e A.K, 35-vjeçar.

    Të lënduar kanë mbetur Mehmat Kelmendi, Visar Kelmendidhe Ergin Kelmendi, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Mehmat Kelmendi, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK – Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, emergjenca dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit Ledian Berisha, si dhe dërgimin e trupit të pajetë të viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pejë.

    Rasti është nën hetime për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykimi për vrasjen e argjentinases, dëshmitari thotë se në pamjet e kamerave i akuzuari dukej i hutuar

    Avokati Berisha: Klienti im i hodhi ujë sepse mendoi se i ra të fikët

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Të Fundit

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Loredana pranon pendimin për lidhjen me Jozin në Big Brother dhe zbulon statusin e saj

    SHBA kërcënon me masa të reja Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.